Ballina Aktualitet Abazoviç futet në mes të turmës së protestuesve, zbulohet çfarë iu tha...

Abazoviç futet në mes të turmës së protestuesve, zbulohet çfarë iu tha (VIDEO)

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, është përballur, mbrëmjen e së premtes, me një turmë protestuesish të tensionuar.

Dhjetëra njerëz janë mbledhur pranë godinës së televizionit publik në Podgoricë, pak ditë pasi Lëvizja Qytetare Ura e Abazoviqit njoftoi se ka dërguar në procedurë parlamentare mocionin për mosbesim ndaj Qeverisë së Zdravko Krivokapiçit.

“Nuk do të tradhtoj vullnetin elektoral të qytetarëve,” mësohet të ketë thënë Abazoviq para protestuesve të cilët ia kishin zënë pritën.

Është publikuar edhe një video, ku thuhet se shumë protestues i drejtohen Abazoviqit me fjalë fyese.

Siç raporton Vijesti.me, njëri nga të grumbulluarit ka bërtitur: “Shqiptarët nuk do të na komandojnë”. Por, kundër një deklarate të tillë kanë reaguar disa protestues të tjerë.

“Dil o vogëlush” dhe “I more lekët Dritan?”, ishin disa nga thirrjet tjera, me të cilat u përball Abazoviç.

Zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq, i cili sonte ishte edhe mysafir në televizionin publik, doli para të mbledhurve, ndërsa policia ka parandaluar incidentin.

Derisa ditë më parë kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, deklaroi se ka iniciuar shkarkimin e Abazoviçit nga posti i zëvendëskryeministrit./GazetaExpress

https://www.youtube.com/watch?v=P-G1otuA1iU