Dje (03 janar), rreth orës 17.00, në Sektorin për Punë të Brendshme të Tetovës është raportuar një aksident trafiku, i cili ka ndodhur në magjistralen Gostivar-Tetovë, në afërsi të kryqëzimit të Zherovjanit.
Në aksident janë përfshirë tre automjete: vetura “Audi” me targa kroate e drejtuar nga 48-vjeçari F.A. nga Piroku i Tetovës, një veturë “Mercedes” me targa të Gostivarit e drejtuar nga 20-vjeçari B.A. nga Sanakosi i Gostivarit dhe vetura “Opel”, po ashtu me targa të Gostivarit, e drejtuar nga 55-vjeçari M.A. nga Bogovina e Tetovës.
Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar pasagjeri i “Opelit” D.A.H (32) nga Debreshi i Gostivarit, ndërsa me lëndime trupore kanë përfunduar shoferi dhe pasagjeri i dytë i të njëjtit automjet, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës ku ishin transferuar për ndihmë mjekësore.
Në vendin e aksidentit inspektimin e ka kryer ekipi nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë.