Ballina Kronika Ngjarje e rëndë në Kumanovë/ Të vdekurit nuk i lënë rehat as...

Ngjarje e rëndë në Kumanovë/ Të vdekurit nuk i lënë rehat as në varr, tre persona do të dalin para togave të zeza, ja për çfarë akuzohen!

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Me anë të lopatave dhe mjeteve tjera ata hoqën pllakën e mermerit që mbulonte njërin prej varreve, pas së cilës filluan të gërmojnë tokën dhe arritën te arkivoli.

Prokuroria Themelore Publike – Kumanovë ka ngritur aktakuzë kundër tre personave të cilët fajësohen si bashkëpunëtorë në tentativën për kryerjen e veprës penale “vjedhje e rëndë” nga neni 236 paragrafi 1, pika 1 lidhur me nenin 19 dhe nenin 22 të Kodit Penal. Vepra për të cilën akuzohen është zhvilluar në varrezat e qytetit në Kumanovë.

Kumanova

Dy 30-vjeçarë dhe një 32-vjeçar, të tre nga Kumanova, së bashku dhe me marrëveshje paraprake, natën e datës 9 dhe 10 tetor, në varrezat e qytetit në Kumanovë, kanë tentuar t’i vjedhin dhe t`i përvetësojnë sendet e luajtshme të personave të tjerë.

– Me anë të lopatave dhe mjeteve të tjera hoqën pllakën e mermerit që mbulonte njërin prej varreve, pas së cilës filluan të gërmojnë tokën dhe arritën te arkivoli ku ishte trupi i të ndjerës Jelena Filipoviq. Ata hapën arkivolin dhe filluan të kontrollonin trupin për të gjetur bizhuteri ari, pasi e dinin se e ndjera dyshohet se ishte varrosur bashkë me arin. Gjatë bastisjes nuk kanë arritur të gjejnë asgjë, për çka nuk ia kanë arritur qëllimit të tyre, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike, transmeton Tetova News.

Kumanova