Një 36 vjeçar nga Tetova ka përfunduar me lëndime të rënda trupore pasi është përplasur nga një veturë e panjohur, e cila më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Mbrëmë, në ora 01.00, në rrugën rajonale Tetovë – Jazhincë, në afërsi të fshatit Xhepçisht, vetura e udhëtarëve, me targa të panjohura, e cila pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes, ka goditur këmbësorin me inicialet N.I. (36 vjeç) nga Tetova.
Në aksident këmbësori ka marrë lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës.
Kontrollin e ka kryer ekipi i SPB Tetovë, njofton policia, transmeton Tetova News.