Ballina Kronika Viti nis me një ngjarje të rëndë në Tetovë

Viti nis me një ngjarje të rëndë në Tetovë

Një ngjarje e rëndë është shënuar dje në Tetovë. Një grua 28-vjeçare është rrahur nga burri i saj 32-vjeçar

Tetovë – Dje, në ora 16.00, pjesëtarët e policisë të Sektorit për Punë të Brendshme së Tetovës kanë privuar nga liria personin me inicialet E.C, (32 vjeç) nga Tetova, pasi në orën 15.30 e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 28 vjeçare, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të bëhet procedimi përkatës.

DH U N A brenda familjes vazhdon të mbetet shqetësese në rajonin e Pollogu. Ja disa lajme të ditëve të fundit:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje mbrèma në Tearcë

Babai ka denoncuar të birin në polici për shkak se ai u soll në mënyrë agresive në shtëpi dhe kërcënoi familjen.

Pjesëtarët e policisë të SPB – Tetovë kanë arrestuar personin me inicialet A.T. (19 vjeç) nga fshati Tearcë, pas kallëzimit të babait të tij, sipas të cilit rreth orës 02.00 në shtëpinë familjare është sjellë në mënyrë agresive, ka kanosur familjarët dhe ka dëmtuar sendet në shtëpi.

Pjesëtarët policorë të Sektorit për Punë të Brendshme të Tetovës këtë javë kanë arrestuar personin me inicialet J.I. (41 vjeç) dhe vëllain e tij I.I. (41 vjeç) nga Tetova.

Zëdhënësi i SPB Tetovë tregon se personat janë privuar nga liria për shkak të dyshimit se J.I. paraprakisht ka sulmuar fizikisht ish-bashkëshorten 38-vjeçare dhe djalin e tij të mitur, kurse I.I. i ka sharë dhe ka pasur me vete një armë.

Të dy janë ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

– Kohë më vonë J.I. ka denoncuar ish-gruan dhe djalin e tij se e kanë ofenduar dhe se i kanë hedhur sende të forta, shton Josifoski.

Çfarë e shkaktoi vdekjen e burrit në Tetovë – Trupi i tij dorëzohet për autopsi për shkak të gërvishtjeve në qafë

Një mjek i ambulancës ka raportuar këtë javë në policinë e Tetovës vdekjen e një burri për shkak se në qafën e tij kishte të gërvishtje. Pas këqyrjes, prokurori publik ka urdhëruar kryerjen e utopsisë të trupit të 77-vjeçarit të ndjerit për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes, njoftoi sot SPB-ja e Tetovës.

Në ora 15:22, në SPB Tetovë, nga mjeku i Emergjencave Mjekësore në Spitalin Klinik Tetovë është raportuar se në rrugën “Marshal Tito” në Tetovë personi me inicialet N.V. raportoi se babai i tij B.V. (77 vjeç) ishte në gjendje të keqe shëndetësore.

– Mjeku i urgjencës ka konstatuar vdekjen, gjatë së cilës janë vërejtur gërvishtje në zonën e qafës. Kontroll në vendngjarje kanë kryer prokurori publik, mjeku ligjor dhe një ekip nga SPB-Tetovë.

Gjithashtu është konstatuar se gjatë një debati dhe përleshjeje fizike me bashkëshorten me inicialet P.V.(76 vjeçe), B.V. iu përkeqësua gjendja dhe ndërroi jetë. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për autopsi, njoftoi zëdhënësi i SPB-Tetovë, transmeton Tetova News.

@tn.lajmelokale
@tetovanews