Një grua, e cila do të udhëtonte nga areoporti i Shkupit, u arrestua nga policia kufitare, pasi në valixhen e saj u gjetën tre fishekë dhe një gëzhojë
Më datë 03.01.2022, në ora 04.00 në pikën e kalimit kufitar “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit”, pas kontrollit të bagazhit të S.E.P. (45) nga SHBA, janë gjetur tre fishekë dhe një gëzhojë, njofton MPB, transmeton Tetova News.
Ajo është ndaluar dhe i është dorëzuar zyrtarëve policorë nga SPB Shkup për procedurë të mëtutjeshme.
Pas zbardhjes së plotë të rastit, do të ketë procedim adekuat.
Strugani arrestohet në Aeroportin e Shkupit
Me datë 02.01.2022, në ora 08.40 në pikën kufitare “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit”, gjatë kontrollit në evidencën operative është konstatuar se personi me inicialet D.N. (39 vjeç) nga Struga, me urdhër të Gjykatës Themelore Strugë ishte nën masën “arrest”.
I njëjti është privuar nga liria dhe i është dorëzuar punonjësve policorë nga SPB Shkup për transferim në Burgun e Strugës.