Një burrë 62-vjeçar edhe një grua e moshës 42 vjeçe janë raportuar të zhdukur nga anëtarët e familjeve të tyre në ditën e fundit të vitit 2021.
Dje në ora 15.40 në SPB-Tetovë L.L.(62 vjeçe) nga Tetova ka raportuar se bashkëshorti i saj me inicialet I.L. (62 vjeç) është larguar nga shtëpia. Po merren masa për gjetjen e personit.
Të njëjtën ditë, në ora 21 në SPB Kumanovë, A.N. (45) nga Kumanova ka raportuar se bashkëshortja e tij me inicialet Z.Z. (42 vjeçe) nga Kumanova është larguar nga shtëpia. Po merren masa për gjetjen e saj.
Për rastin e parë Tetova News ka publikuar lajmin që mbrëmë dhe po e sjellim përsëri të plotë:
Familjarët kanë dhënë alarmin për zhdukjen e 62-vjeçarit nga Tetova, Eqerem Lutfiu (Iqo). Rasti është paraqitur edhe në polici dhe uniformat blu janë vënë në lëvizje për gjetjen e tij.Familjarët kërkojnë ndihmën edhe të qytetarëve që mund ta kenë parë, ose mund të kenë informacion.Ai nuk është parë më nga ora 18 e 15 e datës 30 dhjetor 2021.
Statusi i djalit të personit të zhdukur:
Njerëz të nderuar, nëse ndonjëri prej jush e ka parë babin tim Eqerem Lutfiu (Iqo),qe pas orës 18:15 me datë 30.12.2021 më nuk është parë. Ju lutem që të më kontaktoni në 071 600-494 cdo informacion i juaj mund të na ndohmojë shumë.
Ju faleminderit!