Ballina Bota Frikë për një goditje fatale, Turqia goditet nga dhjetra tërmete brenda 24...

Frikë për një goditje fatale, Turqia goditet nga dhjetra tërmete brenda 24 orëve: Zona ku toka “nuk të fal”

Turqia është përfshirë nga një numër i madh lëkundjesh të tokës gjatë 24 orëve të fundit duke rritur frikën e banorëve për një goditje më të fortë që mund të shkaktonte dëme materiale dhe në njerëz.

Që prej ditës së djeshme, e gjitha zona jug-lindore e vendit është goditur nga tërmete me magnitudë mesatare 3-4 të shkallës Rihter, ndërsa më e forta ishte 4.8 e shkallës Rihter. Sizmiologët kanë numëruar dhjetra goditje të tilla si mjaft të tjera me magnitudë më të vogël.

Dy vjet më parë ndodhi tërmeti i Elazig në Turqi, i cili shkaktoi mjaft të vdekur, prandaj edhe banorët i tremben një goditjeje më të fortë, raporton abcnews.al

Ndërkohë, Prof.Dr.Ercan Aksoy, pjesë s Departamentit të Gjeologjisë në Universitetin “Firat” tha se këto lëvizje tregojnë se pllakat tektonike që kalojnë përmes Turqisë janë në një aktivitet të lartë, pork jo sipas tij nuk do të thotë se do të ndodhë domosdoshmërisht një goditje e fortë.

Megjithatë, ekspertët i tremben një tërmeti më të fortë pasi kjo zonë historikisht është karakterizuar nga lëkundje të fuqishme të tokës. /abcnews.al