Ballina Bota Presidenti i Polonisë infektohet me koronavirus për së dyti

Presidenti i Polonisë infektohet me koronavirus për së dyti

Për të dytën herë pas një viti, presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, ka dalë pozitiv në testin për koronavirus. Zëdhënësi i presidencës ka konfirmuar lajmin dhe ka bërë me dije se  dhe disa anëtarë të stafit ishin të infektuar me Covid.

 “Presidenti ndihet mirë, nuk është i sëmurë seriozisht dhe ndodhet nën mbikëqyrje të vazhdueshme mjekësore”, ka thënë ai.

Duda ishte infektuar me koronavirus edhe në tetor të vitit 2020.

Ndryshe, Polonia ka raportuar numër më të ulët të rasteve ditëve të fundit, por ky mund të jetë efekt i zvogëlimit të numrit të testimeve në periudhën e festave.

Varianti Omicron ende nuk është përhapur shumë në Poloni. Ministria e Shëndetësisë tha të martën se vetëm 2.5 për qind e rasteve janë me këtë variant, por pritet që ai të bëhet mbizotërues nga fundi i janarit./abcnews.al