Pas 16 ditësh është gjetur i pajetë trupi i Eqerem Lutfiu, i cili ishte paraqitur si i zhdukur nga familja e tij, njoftojnë nga SPB Tetovë, njofton Portalb.mk.
“Sot (16 janar) rreth orës 11.30-11.40, në ujërat e lumit Shkumbim, në zonën e fshatit Falisht të Tetovës, është gjetur trupi i pajetë i personit I.L. (62) nga Tetova, për të cilin më datë 31.12.2021 është raportuar se ishte larguar nga shtëpia. Disa ditë më vonë pasi I.L. janë kryer kërkime intensive me ekipet e SPB-së Tetovë, ndërsa në kërkim janë përfshirë edhe qen kontrollues. Në koordinim me Prokurorin Publik dhe me pjesëmarrjen e mjekut ligjor organizohet inspektimi në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.
Ndërkaq, familjarët e 62 vjeçarit Eqerem Lutfiu nga Tetova kishin paraqitur zhdukjen e tij me datë 31.12.2021.
Prej në ora 16:00 është hapur KONAKU për të ndjerin babin tonë Iqerem Lutfiu – Iqo, përball furës së bukës ARENA te kafja SHEFO.
Varrimi bëhet nesër me Iqëndi
Orra 14:00
Me respekte,
Familja Lutfiu.
Pas gati tre javësh kërkim, sot fatkeqësisht është gjetur i vdekur bashkëqytetari ynë Eqrem Lutfiu – Iqo.
Falënderoj nga zemra ekipin e shtabit të emergjencës, të mbështetur nga ekipet e zjarrëfikësve, policinë, tifo grupin Ballistët si dhe qytetarët vullnetarë që përkundër kushteve të vështira nuk ndaluan së kërkuari gjatë gjithë kësaj kohe.
Gjithashtu dua të shpreh ngushëllimet e mia deri tek familjarët e të ndjerit! Në këto momente të vështira ndajmë dhembjen bashkërisht me ta!/Artan Etemi