Ballina Aktualitet Kultura Ndahet nga jeta gazetari dhe poeti i njohur shqiptar

Ndahet nga jeta gazetari dhe poeti i njohur shqiptar

Është ndarë nga jeta gazetari dhe poeti i njohur shqiptar Demir Gjergji.

Lajmin e hidhur e ka dhënë djali i tij përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Shokë dhe miq të babait tim, DEMIR GJERGJI, me dhimbje të madhe ju njoftoj se babai ndërroi jetë. Homazhet do të Kryhen diten e Marte nga ora 8:30 tek Shtëpia ( Liqeni i Thatë , Rruga HAMDI Garunja ) me pas do e shoqerojme për ne banesen e fundit !”, ka shkruar ai.

Por kush ishte Demir Gjergji?

Demir Gjergji pati një fëmijëri e rini të vështirë, ku krijimet e para i shkroi si minator e më pas botimi i parë poetik në vitin 1974.

Një emër i njohur në letrat shqipe, për dy dekada ai ka qenë gazetar dhe drejtues i emisioneve të suksesshme në Radio Tirana “Fjala si fillim, Fjala si flijim” dhe “Vatër shqiptare”.

Gjergji është nderuar me shumë çmime vlerësuese për krijimtarinë në poezi e prozë dhe me Medaljen “Naim Frashëri” të Klasit të Dytë (1988) për kontributin e tij në gazetari./abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews