Një grua shtatzënë zbuloi se ishte alergjike ndaj fëmijës së saj pasi vuri re disa pulla të kuqe në të gjithë trupin e saj. Fiona Hoover vuri re fillimisht shenjat e kuqe në bark kur ishte në javën e 31 të shtatzënisë por ato u përkeqësuan më shumë. Mjekët e diagnostikuan atë me gjendje të rrallë autoimune Pemphigoid Gestationis.
Ata besojnë se kjo mund të jetë shkaktuar nga një gjen në ADN-në e djalit të saj. Barney është fëmija i dytë i Fionës, por ajo thotë se nuk ka vuajtur nga kjo sëmundje kur ishte shtatzënë me vajzën e saj. “Kisha disa shenja të vogla që më kruheshin rreth kërthizës, dhe më dukej sikur më kishin prekur hithrat.
Shkova te mjekët pas disa ditësh sepse po më kruheshin gjithnjë e më shumë dhe po bëhej e padurueshme. Ata më dhanë disa kremra por po bëheshin më të mëdha. Barku im ishte mbuluar me pulla të kuqe. Ishte mjeku i tretë që shkova për t’u vizituar dhe tha se dukej si gjendja Pemphigoid Gestationis.“, tha ajo.