Një nga ish-drejtuesit më të lartë të komandës së NATO-s ka bërë një paralajmërim të fortë pas shpërthimit të luftës në Ukrainë.
Gjenerali britanik, Sir Richard Shirreff, tha se nëse Rusia hedh një hap në territorin e NATO-s, të gjithë vendet janë në luftë.
“Ekziston mundësia që edhe ne si vend të jemi së shpejti në luftë me Rusinë. Ne duhet ta kuptojmë se siguria jonë nuk nis me shkëbinjtë e bardhë të Doverit- ajo nis në pyjet e Letonisë, Lituanisë dhe Estonisë,” tha gjenerali.
Sipas tij, Perëndimi duhet të ndryshojë mendësi kur bie fjala te Putini. Gjenerali tha se beson se Putini ka për qëllim që të rikthejë Bashkimin Sovjetik.
“Nëse Rusia fut një çizme në territorin e NATO-s, ne të gjithë jemi në luftë me të. Neni 5 i Aleancës thotë se një sulm kundër njërit është një sulm kundër të gjithëve. Ne duhet të ndryshojmë mendësi thellësisht, prandaj them që mbrojtja jonë nis në kufijtë e NATO-s.
Është e mundur që ai të sulmojë vendet e NATO-s dhe të nisë një luftë me 30 vende”, tha ai.
Por ai tha se NATO nuk mund të ndërhyjë në Ukrainë, pasi kjo do sillte një Luftë të Tretë Botërore.
https://youtu.be/Jw9EMXC8qcU