Nga Beqir SINA – New York City
Erik Adams, pozon me shqiponjën me dy krena për biznesin e shqiptarit në Arthur Avenue – Bronx – New York
Kryebashkiaku i New York-ut Eric Adams, i cili është një nga miqt e “vjetër” të shqiptarve në New York City, mbas disa takimeve me shqiptarët , festa dhe evente të ndryshme, për të ri-konfirmuar edhe një here lidhjet e shkëlqyera me shqiptarët është parë së fundi duke u fotografuar dhe duke bërë me dy pëllëmbat e dorës, simbolin e Shqiponjës me dy krena të flamurit shqiptar.
Bëhet me dije se ai ka qenë I shoqëruar edhe nga ish zyrtari i lart I New Yorkut,(asambleist dhe keshilltar bashkie) veprimtari i njohur Mark Gjonaj – Kryetar i Këshillit Koordinues i Diasporës, i cili funksionon si organ shtetëror që ka si funksion të përfaqësojë interesat e Diasporës.
Gjonaj,siç dihet është politikani i parë shqiptar i angazhuar në shtetin dhe qytetin e New Yorkut, që dha “dorëheqjen” në fund të mandatit katër vjeçar, duke mos kandidur më, për një mandate tjetër,( më 3 nëntor) për Këshillin e qytetit. Ai ka shërbyer si këshilltar – në Arthur Avenue – Pelham Parkway dhe Morris Park.
Kryebashkiaku Adams, gjatë vizitës së tij si kryetar bashkie, duket se ka vizituar me këtë rast edhe lokalet e shumta të shqiptarve në lagjet ku jetojnë dhe fekuentojnë lokalet me ushqime tradicionale shqiptare komuniteti shqiptarë në Bronx – New York.
Kurse, si formë mbështetje për biznesin e vogël dhe nderuar e respektuar ata që i drejtojnë, për shqiptarët dhe lidhjet e tija të shkëlqyera ka bërë atë gjestin e famshëm me simbolin e Shqiponjës me dy krena.
Kështu që ish Borough Presidenti i Brooklynit, Kryebashkiaku i ri i Nju Jorkut Erik Adams, ndërsa qendrojë në disa biznese shqiptare, pozojë duke bërë simbolin flamurit tonë kombëtar. Të cilin e ka publikuar në rrjetin social “Facebook”, Dervish Jahjaga, pronar i lokalit të njohur “Parisienne Caffe” në Arthur Avenue, i cili me këtë rast e ka falenderuar atë për mbështetjen dhe mundësinë që iu ofron edhe bizneseve shqiptare, në të gjithë Nju Jorkun.
“Faleminderit Eric Adams, për mbështetjen për bizneset tona të vogla! Në të gjithë qytetin e New Yorkut”, shkruan Dervish Jahjaga, në Facebook, teksa duket i fotografuar me bashkëshorten Kadiren, dhe kryebashkiakun Eric Adams ne vizitën në lokalin e tyre “Parisienne Caffe” në Arthur Avenue – Bronx .
“Parisienne Cafe” në New York, është biznes i vogël (Caffe & Bar) pronë e patriotit dhe ish botuesi i Gazetës “Bot Sot” në SHBA – z. Dervish Jahjaga, me një ambjent të këndshëm e stilit(fanncy) Europian.
“Parisienne Cafe” në Arthur Avenue, përveç klientelës shqiptare frekuentohet nga amerikanë e të huaj. Lokali është ideuar dhe projektuar me stil Europian(francez)- duke tërhequr syrin e vizitorit dhe dallohet për shërbim cilësor e të kulturuar, ndërkohë ky lokal është bërë edhe pikë takimi dhe frekuentimi miq e shokësh në Bronx – New York.
Kryebashkiaku i ri i Nju Jork-ut, shfaqet si mik i madh i shqiptarëve
“Imagjinoni çfarë do të fillojë më 2021” shkruante slogani i një uebfaqeje të re të krijuar nga ish presidenti I Bruklinit, Adams – dhe i promovuar për herë të parë zyrtarisht me një logo të madhe, para shtëpisë së një shqiptari, katër vejt më parë – (më 20 qershor 2018).
Ambicjet e tij për Kryetar Bashkie në Nju Jork, Eric Adams i zgjodhi t’i shpalos me shqiptarët, e pikërisht me dy miqt e tij më të preferuar biznesmenin e suksesshem dibran Sal Rusi, dhe Valon “Willy” Pilku, djali i veprimtarit të njohur dibran Ylber Pilku, në Brooklyn. Biznesmeni dibran ai që e hapi i pari fushatën për Eric Adams, kandidatin për kryebashkiak të New York, katër vjet më pare(më 20 qershor 2018). .
Tre vjet më parë Dibrani 27 vjeçar, Willy Pilku, i konisderuar si një nga biznesmenet më të fuqishëm në Nju Jork, ishte ai që zgjodhi të përkrah Eric Adams, dhe i organizoi atij një fushatë për mbledhje fondesh për ish Presidentin e Brooklyn-it, në shtëpinë e tij në Brooklyn, kur as njeri nuk e mendonte dhe as e njihte Eric Adams.
Mirëpo një tjetër bisnesmen shqiptar, me lidhje të forta dhe të gjata me Eric Adams, biznesmen madje i fuqishëm jo vetëm në Brooklyn, por edhe në SHBA, është Selim (Sal) Rusi, ai që e ka mbështetur Eric Adams, prej se kur ai u bë Kryetar i Brooklynit, dhe tani New York City Mayor.
Selim Rusi me biznesin e tij më të madh një ndër më të mëdhat dhe më të suksesshmit në këtë zonë, që ishte dikur një bazë detare ushtarake, është një ndër bizneset e dallueshme që e transformojë dhe e ka bërë me investimin e tij qendren tregtare më të madhe në New York.
Bëhet fjalë për ish-Ndërtesën Federale 2 – e quajtur edhe Depoja 2 e Bazës së Flotës së Marinës së SHBA – në Sunset Park, që tani quhet Liberty View Industrial Plaza, një hapësirë moderne e rinovuar rishtazi dhe është pjesë e rivitalizimit të qytetit Brooklyn.
Pra, ai me investimin e tij është një ndër ata që ka ndryshuar krejtësisht pamjen e poshtme të qyetit, është edhe ky biznesmen i sukseshem shqiptar dhe veprimtar i çështjes kombëtare.
Me këtë rast duhet vënë në dukje se ai dhe familja e tij, ka mbështetur financiarisht një numër zyrtarësh të zgjedhur, duke përfshirë edhe Hillary Clinton, dhe ish presidentin e Brooklyn Borough Eric Adams, Majorin e zgjedhur të Brooklynit.
Dhe, ajo që është më e veçanta me këtë biznes në qendren tregtare Liberty View Industrial Plaza, hapësirën moderne të rinovuar nga shqiptaro amerikani Selim Rusi, në 2018, është se aty nën drejtimin e Mark Gjonaj mbi 25 Shoqata dhe organizata (1500 shqiptar amerikan) kremtuan festën më të madhe madhe të shqiptarve 28 Nëntorin festën e Pavarësisë së Shqipërisë.
Dhe, ajo që kulmon në këtë zonë, dhe ndërtesën e biznesmenit shqiptar nga dibra, është ngritja e flamurit kuq e zi në çdo 28 Nëntor .