Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al
“Unë nuk besoj në mrekulli”, tha në një deklaratë Emmanuel Macron përpara takimit me Putin në Moskë me 7 shkurt. Presidenti francez dukej jashtëzakonisht i qetë përpara një prej takimeve diplomatike mbase më të rëndësishme që ai ka bërë që kur u zgjodh pesë vite më parë.
Ishte një provë e ambicies së tij për të marrë detyrën si diplomati kryesor i Europës dhe i kapacitetit të tij për të bërë gjithçka për të lehtësuar tensionet në krizën mes Ukrainës dhe Rusisë. Pas pesë orësh bisedimesh me Vladimir Putinin, Macron fluturoi për në Kiev më 8 shkurt dhe bisedoi me Volodymyr Zelensky, presidentin ukrainas, vendi i të cilit jeton në frikën e pushtimit.
Macron tha se presidenti rus i kishte premtuar se Rusia nuk do të ishte shkaku i një përshkallëzimi të krizës në kufirin me Ukrainën. Sigurisht premtimet e Putin kanë një vlerë, por Kremlini hodhi poshtë menjëherë deklaratën duke thënë se diçka e tillë nuk ishte e vërtetë.
Ndërsa nga ana tjetër shumë perëndimorë, dyshojnë se Macron ka vërtet aq besim sa duket tek lideri rus. Megjithatë, Macron, gjatë udhëtimit të tij për në Moskë, dukej i sigurt se kjo vizitë do të lehtësonte tensionet midis Rusisë dhe Ukrainës, raporton abcnews.al
Macron është vetëm dy muaj larg rizgjedhjes. Java e diplomacisë është në një farë mënyre një bashkim, në të mirë dhe në të keq, i nyjeve të ndryshme gjatë presidencës së tij dhe që do të shqyrtohen si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Këto përfshijnë ambicien e tij për t’u siguruar europianëve një vend të sigurt në rast të një krize të mundshme – një strategji të cilin Macron e ka mbrojtur që nga marrja e detyrës.
Vetëm tre javë më parë, vendi shprehu zhgënjimin për qëndrimin asnjëanës përballë vendosjes së më të madhe ushtarakë që kontinenti ka parë që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Amerika dhe NATO-ja e kanë udhëhequr dialogun me Putin në lidhje me vendosjen e trupave rusë në kufirin e saj me Ukrainën, dhe më pas thjesht kanë informuar europianët, sipas një këshilltari francez.
“Formati i Normandisë” midis Francës, Gjermanisë, Ukrainës dhe Rusisë, kishte ngecur, dhe në këtë Europa nuk kishte shumë zgjidhje.
Për Macron, kjo situatë ishte e bezdisshme. Aq më tepër, pasi analiza franceze rreth situatës ushtarake në kufirin Rusi-Ukrainë ishte disi në kundërshtim me atë të Britanisë dhe Amerikës, të cilat deklaruan se një pushtim rus ishte “i afërt”. Inteligjenca franceze tha se situata ishte shqetësuese dhe e paqëndrueshme. Por diplomatët francezë këmbëngulën se ishte shumë herët për të thënë se një ofensivë ishte e pashmangshme.
Macron në të kaluarën është përballur me kritika për qasjen e tij të njëanshme dhe të lirë. Përpara udhëtimit të tij në Moskë, disa argumentuan se nuk ishte e dobishme të zhvillohej një dialog paralel me Putin jashtë NATO-s, raporton abcnews.al
Ata dyshojnë se presidenti francez kërkon të minojë aleancën.
Megjithatë, Macron ka mësuar nga kritika të tilla. Këtë herë, presidenti francez siguroi mbështetjen nga Presidenti Joe Biden, si dhe Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i NATO-s dhe udhëheqësit e shteteve baltike. Ai gjithashtu foli gjatë me Zelensky, të cilin e kishte takuar për herë të parë në Paris kur udhëheqësi ukrainas po bënte fushatë për postin.
Nisma e Macron është e trefishtë.
Së pari, ai po kërkon të lehtësojë tensionet e menjëhershme në mënyrë që të zvogëlojë gjasat për luftë. Presidenti francez më pas e përshkroi situatën të tensionuar gjatë bisedës së tij me Putin dhe paralajmëroi se ekzistonte ende frika në tokën europiane. Francezët e shohin deklaratën e Kremlinit më 8 shkurt se Rusia do të tërhiqte trupat e saj pas stërvitjeve në Bjellorusi, si një shenjë se tani është ekziston mundësia për de-përshkallëzimin e situatës.
Ky mund të jetë një hap i rëndësishëm drejt ringjalljes të Formatit të Normandisë. Negociatorët janë takuar së fundmi në Paris dhe do të takohen sërish në Berlin më 10 shkurt. Duke folur nga Kievi, Macron tha se shpresonte që të katërt liderët të takohen gjatë javëve të ardhshme.
Në planin afatgjatë, Macron dëshiron të diskutojë për “rendin e ri të sigurisë” të Europës, veçanërisht në krahun e saj lindor. Shumë aleatë të NATO-s janë thellësisht të kujdesshëm ndaj kësaj ideje, e cila në njëfarë mënyre do të zbuste frikën e Rusisë për zgjerimin e NATO-s, raporton abcnews.al
Askush nuk mund ta akuzojë Macron për mungesë ambicie. Putin tha se presidenti francez e kishte “torturuar” duke folur vazhdimisht për më shumë se pesë orë.
Macron pranoi se Formati i Normandisë, i bazuar në zbatimin e marrëveshjeve Minsk II të nënshkruara në 2015, duke përfshirë edhe Ukrainën, është “politikisht i ndërlikuar”. Zelensky tha se mbështet pozicionin e Francës dhe ka mirëpritur ndihmën e tij. Por disa elementë të marrëveshjeve të Minskut do ta vendosnin atë në një situatë të ndërlikuar.
Në të vërtetë, presidenti francez po ecën në një rrugë të rrezikshme midis dyshimeve të miqve të tij dhe armiqësisë së Putinit. Putin mund të shkelë çdo angazhim që francezët mendojnë se ai ka bërë deri më tani. Macron nga një anë po përballet me kritika për tentativën e tij për ta sjellë Putin në “këmbët e tij” dhe nga ana tjetër po përpiqet të marrë ndihmën e Angela Merkel, ish-kancelares gjermane, e cila ishte bashkëbiseduesja europiane e preferuar e Putinit, raporton abcnews.al
Macron mendon se sanksionet mund të ndihmojnë europianët të gjejnë një mënyrë për të ndaluar luftën në kontinentin e tyre. Ndërkohë, Macron mund të ketë fituar kohë, por nga vizita e tij në Ukrainë nuk pritet të ndodhë ndonjë mrekulli.
/abcnews.al