Zyrtarët policorë të SPB Tetovë dje (15 shkurt), rreth orës 15:40 në fshatin Sellca e Keqe e Tetovës janë privuar nga liria personat: B.A. (48), H.A. (18), U.A. (21), B.A. (67) dhe B.A. (40)., të gjithë nga ky fshat, për shkak të dyshimit për përfshirjen e tyre në një përleshje fizike me disa persona të tjerë nga i njëjti fshat, e cila ka ndodhur rreth orës 12.00 në afërsi të varrezave të fshatit për shkak të mosmarrëveshjeve të mëparshme .
Sipas raportit, në përleshjen e ndërsjellë janë përdorur mjete të ndryshme të forta.
Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.