Ballina Kronika NGJARJE E RËNDË NË TETOVË/ Arrestohet një 24-vjeçar

NGJARJE E RËNDË NË TETOVË/ Arrestohet një 24-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Tetovë. Ja njoftimi i plotë nga policia:

Dje (15 shkurt),  në ora 20:30, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë gjetur dhe arrestuar 24-vjeçarin D.K. nga Tetova, i cili rreth orës 19.00 në një objekt hotelerki në rrugën,,APJ“ (,,JNA“) në Tetovë, gjatë një përleshje fizike me personin N.Gj. (28) nga Tetova, me mjet të mprehtë i ka shkaktuar plagë të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës, ku N.Gj. është transferuar për trajtim mjekësor.

Nga ekipi i Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë është kryer inspektimi në vendine e ngjarjes dhe është gjetur mjeti i mprehtë që supozohet se është përdorur gjatë përleshjes në objektin hotelierik.

Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar, pas së cilës D.K., i cili është i ndaluar në Stacionin Policor-Tetovës, do t’i përgatitet parashtresa përkatëse me të cilën sot (16 shkurt) do të paraqitet para gjyqtarit në procedurë paraprake të Gjykatës Themelore Tetovë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews