Nuk ndalet Rusia. Ka kërcënuar me lufte edhe 2 shtete të tjera Evropiane, Finlandën dhe Suedinë, raporton BBC.
Zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse ka paralajmëruar se pranimi i Finlandës ose Suedisë në aleancën e mbrojtjes NATO do të shkaktonte një përgjigje serioze nga Moska.
Gjatë një konference për shtyp në Moskë, Maria Zakharova kërcënoi nëse ndonjë nga 2 vendet do të kërkonte të bashkohej me aleancën e sigurisë, “do të kishte pasoja të rënda ushtarake dhe politike që do të kërkonin që vendi ynë të ndërmarrë hapa reciprokë“, njoftuan agjencitë ruse të lajmeve.
Në ditën e dytë të sulmit në shkallë të gjerë të Rusisë në Ukrainë shpërthimet u dëgjuan mbi kryeqytetin ukrainas herët në mëngjes dhe gjatë ditës janë shtuar.