Rusia ka futur tashmë ushtrinë e saj në territorin e Ukrainës me justifikimin se janë forca paqeruajtëse dhe do të pozicionohen në rajonet e Luhanskut dhe Donjeckut në lindje të vendit.
Mediat publikuan mbrëmë pas firmosjes së urdhrit nga Putin, video ta kolonave të tankeve dhe makinave ushtarake ruse që futeshin në Ukrainë duke filluar kështu pushtimin e vendit.
Ndërkohë që ndodh kjo, Ukraina është vënë në gjëndje alarmi në të gjithë vendin, ndërsa po i japin mesazhe edhe ushtrisë ruse, sidomos tankeve ku është bazuar sulmi i tyre.
Më herët, Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ka publikuar pamje të raketave anti-tank të marra nga Britania e Madhe të quajtura NLAW, të cilat mund të shkatërrojnë mjetet e blinduara nga disa kilometra larg.
NLAW është një sistem raketor që përdoret nga një ushtar ose e vendosur në një automjet dhe mund të godasë objektiva duke shpëthyer mbi to, gjë që sjell shkatërrimin e menjëhershëm të tyre. Nisur nga kjo gjë, Rusia ka vendosur mbrojtje të përforcuara mbi tanket e tyre.
NLAW – у броньованих цілей немає шансів.
ОК “Захід” pic.twitter.com/ofggxJtd3P— Збройні Сили України (@ArmedForcesUkr) February 22, 2022