Stuhia Eunice ka goditur Britaninë, Francën, Holandën dhe Belgjikën, duke shkaktuar dëme të mëdha, si dhe viktima.
Raportohet se në Holandë kanë ndërruar jetë 3 persona si pasojë e motit të keq, ndërsa dëmet kanë qenë të mëdha në Britani. Erërat kanë arritur shpejtësi rekord, gati 200 kilometra në orë, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike për gati 200 mijë banorë.
Në Uells, dallgët u përplasën mbi shëtitoren Aberystwyth, disa të larta sa një shtëpi. Linjat e energjisë elektrike shkatërruan dhe drunjtë e lashtë u shkulën.
https://youtu.be/SVi1LTreYQQ
“Stuhia Eunice është me të vërtetë një goditje,” tha meteorologu, Frank Saunders. “Ne lëshojmë alarm të kuq të motit vetëm kur mendojmë se ka një kërcënim për jetën nga moti”, tha ai.
https://youtu.be/1bS40bL_gGk
Zyra e Meterologjisë tha se era e fuqishme (196 km në orë) u regjistrua si një rekord për stuhinë më të fuqishme të regjistruar ndonjëherë në Angli. Avionët u goditën aq fort nga rrymat e ajrit në disa aeroporte sa pilotët u detyruan të shmangnin uljet.
https://youtu.be/Vi1VZHqGFsg
Alarme të tila të motit të keq në Britani janë relativisht të rralla. I fundit i lëshuar ishte në nëntor 2021. Qeveria britanike do të mbajë një takim të reagimit emergjent për të diskutuar përgjigjen ndaj stuhisë.
https://youtu.be/Ij5iH0nLcRg
VIDEO:
https://youtu.be/luK2m0MxBEk
FOTO: