Një burrë para syve të gruas kërceu në një lumë të ngrirë, në të cilin kishte hapur një vrimë me motosharrë.
Burri 38-vjeç nga Ukraina i identifikuar si Alexander, i kërkoi gruas që ta filmojë derisa kërcente në ujin e ngrirë të lumit Chrtomlyk, transmeton Telegrafi.
Megjithatë pa kaluar shumë momente ekipet e shpëtimit u telefonuan pasi ai nuk doli më mbi sipërfaqen e ujit, dhe rrymat e ujit e kishin futur thellë në lumë.
E pas kërkimit disa orësh të ekipeve të shpëtimit, trupi i tij është gjetur në një thellësi të madhe. Atë e dërguan në spital vetëm sa për të konfirmuar vdekjen e tij.
https://youtu.be/rYJG1NB-kZg
Një rast i ngjashëm ka ndodhur javë më parë në Rusi, ku një avokate para syve të bashkëshortit dhe gruas kërceu në të njëjtën mënyrë në një gropë të hapur në lumin e ngrirë dhe që pati të njëjtin fat sikurse burri nga Ukraina.
https://youtu.be/xLtLTkQtQjw