Nga Paul Adams, korrespondent i BBC
Ikja nga Kievi për në Moldavi zgjati rreth 9 orë. Udhëtimi na paraqiti para syve rreth 250 milje të Ukrainës qendrore.
Është ende dimër, kështu që tani çdo gjë është shterpë, por në çdo qytete dhe fshatra hasëm shenja të një industrie të re: mbrojtjen civile.
Forcat ruse deri më tani i kanë kushtuar pak vëmendje zemrës rurale të vendit, veçanërisht perëndimit.
Në çdo komunitet, sado i madh apo i vogël, shenjat e përgatitjes ishin kudo.
Blloqe rrugësh të improvizuara me thasë me rërë, blloqe betoni dhe goma traktori nëpër hyrje të fshatrave. Grupe të vogla vullnetarësh, të mbështjellë kundër erës thumbuese, duke kontrolluar makinat, duke mësuar përdorimin e dylbive gjatë rrugëve, duke mbushur thasë me rërë.
Fshati pas fshati, e njëjta skenë. Asnjë shenjë armatimi. Vetëm burra me kallashnikov AK-47 dhe pushkë të çuditshme gjuetie.
Ndërsa bota i shikon me tmerr ngjarjet në Kiev dhe Kharkiv, ne patëm përshtypjen e dërrmimit të një kombi të tërë, që po përgatitej për konfliktin e ardhshëm, krejtësisht i vendosur për t’i rezistuar pushtuesve.