Desna, nga qyteti i Chernihiv, publikoi imazhe përmes rrjeteve sociale këtë të premte, për t’i treguar botës gjendjen në të cilën mbeti stadiumi Yuri Gagarin, në veri të Ukrainës, pas një bombardimi nga ushtria ruse.
Një raketë ruse shkatërroi tribunat dhe dëmtoi shumë ambientet e ekipit që luan në nivelin më të lartë të futbollit ukrainas.
“Edhe një herë, pushtuesit qëlluan mbi stadiumin e ekipit të qytetit. Por ne do të jemi në gjendje t’i rindërtojmë të gjitha këto, do të bëhemi më të fortë dhe më të mirë. Fitore për të vërtetën, fitore për Ukrainën”, thuhet në njoftim. Gjithashtu është goditur edhe një bibliotekë e këtij qyteti.
https://youtu.be/ApQRgUsQxiE
FOTO:
From being partly damaged by a RU missile / shell the other day…
The Yuri Gagarin Stadium in Chernihiv looks like this today…
Home of FC Desna, Andriy Yarmolenko’a boyhood & hometown club https://t.co/zKS2bVP1Q1 pic.twitter.com/AMHZ29n6kA
— Zorya Londonsk (@ZoryaLondonsk) March 11, 2022