Ballina Bota Kërcënon Biden: Ne do të përgjigjemi nëse Putin do të përdor armë...

Kërcënon Biden: Ne do të përgjigjemi nëse Putin do të përdor armë kimike

Presidenti i SHBA Joe Biden tha se SHBA do të përgjigjet nëse presidenti rus Vladimir Putin përdor armë të shkatërrimit në masë, por se përgjigja do të varet nga situata.

“Pra, ju keni paralajmëruar për kërcënimin e vërtetë të përdorimit të armëve kimike. A keni mbledhur inteligjencë specifike që sugjeron se presidenti Putin po i vendos këto armë, po i vendos ato në pozicione apo po shqyrton përdorimin e tyre? Dhe a do të përgjigjeshin SHBA ose NATO me veprime ushtarake nëse ka përdorur armë kimike?” Associated Press e pyeti presidentin amerikan gjatë konferencës së tij për shtyp.

Biden u përgjigj se ai nuk mund të jepte informacion mbi inteligjencën, por shtoi për çështjen e armëve kimike, “Ne do të përgjigjenim nëse ai e përdor atë. Natyra e përgjigjes do të varet nga natyra e përdorimit”.

Më herët sot, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se aleanca do të përforcojë sistemet e saj të mbrojtjes kimike, biologjike dhe bërthamore nga frika se Rusia po planifikon të përdorë armë të tilla kundër popullit të Ukrainës./Abcnews.al/