Ish-ministri i Jashtëm i Rusisë, Andrei Kozyrev iu bëri thirrje diplomatëve të vendit të tij të japin dorëheqjen në shenjë protestë për luftën që po zhvillohet në Ukrainë, tashmë prej disa ditësh.
“I kërkoi të gjithë diplomatëve rusë të japin dorëheqjen në shenjë proteste. Të dashur diplomatë, ju jeni profesionistë dhe jo propagandistë të lodhur”, u shpreh Kozyrev.
“Kur punoja në Ministrinë e Jashtme isha krenar për kolegët e mi. Tashmë është thjesht e pamundur të mbështesësh këtë luftë të përgjakshme në Ukrainë”, shtoi ai.
Andrei Kozyrev ka shërbyer si ministër i Jashtëm i Rusisë në vitet 1991-1996 gjatë udhëheqjes së presidentit Yeltsin.