Ballina Bota LUFTA NÊ UKRAINË, kryebashkiaku i Irpenit: “Përpara syve më vdiqën dy fëmijë...

LUFTA NÊ UKRAINË, kryebashkiaku i Irpenit: “Përpara syve më vdiqën dy fëmijë të vegjël dhe prindërit e tyre” (VIDEO+FOTO)

“Sot ka pasur një evakuim me autobusëpërmes Romanivka-s, dhe pushtuesit rusë qëlluan mbi civilët. Një familje u vra, një predhë goditi dhe dy fëmijë të vegjël dhe dy të rritur vdiqën para syve të mi,” tha në Telegram kryebashkiaku i Irpen, Oleksandr Markushin.

Në total, tha ai, të paktën tetë civilë u vranë në bombardimet e 6 marsit në qytet.

Sipas kryebashkiakut, një pjesë e Ir penit u kap nga pushtuesit rusë, por pjesa tjetër reziston.

“Irpen është në luftë, Irpen nuk është dorëzuar. Një pjesë e Irpenit është kapur vërtet nga pushtuesit rusë, por një pjesë tjetër e qytetit po lufton dhe nuk dorëzon pozicionet e saj. Ky është informacion zyrtar”, tha Alexander Markushin.

https://youtu.be/Z55EjU_l2Mw