Kryeministri italian Mario Draghi gjatë një fjalimi përpara Këshillit Europian ka deklaruar se Italia po përpiqet t’I japë fund armiqësive, duke iu referuar konfliktit Rusi-Ukrainë.
Draghi tha gjithashtu se po përpiqej të siguronte krijimin e korridoreve humanitare.
“Vullneti ynë për paqe po kundërshtohet nga presidenti rus Putin, i cili nuk ka treguar interes për arritjen e një armëpushimi. Plani i tij është të fitojë terren në Ukrainë,” tha kryeministri.
Draghi shtoi se nesër në samitin e NATO-s dhe G7 në Bruksel dhe Këshillit të BE-së, komuniteti euroatlantik synon të riafirmojë unitetin dhe vendosmërinë e tij në mbështetje të Ukrainës.