Vladimir Putin solli luftë në Evropë duke bombarduar Ukrainën, një demokraci me 44 milionë banorë, duke argumentuar se ambiciet perëndimore të vendit ishin një kërcënim i vazhdueshëm me Rusinë që ndihej e pasigurt.
Por pas gati pesë javësh bombardime, mijëra vdekje në qytete të shkatërruara dhe shpërngulje të 10 milionë njerëzve brenda dhe jashtë Ukrainës, mbeten pyetjet:
Çfarë po kërkon Putin tani dhe cilat do të jenë lëvizjet e tij të ardhshme?
Në bisedimet e djeshme të paqes në Stamboll, Rusia tha se do të “ulë në mënyrë drastike” operacionet e saj ushtarake rreth Kievit dhe Chernihiv. Rusia duket se po ul “shiritin” e pritshmërive të saj duke vënë në dukje se “në përgjithësi i ka arritur” qëllimet e fazës së parë të pushtimit.
Megjithatë, në të njëjtën kohë, luftimet janë ndezur në pjesë të Ukrainës, me forcat ruse që përpiqen të ndërtojnë një korridor tokësor në lindje të Krimesë deri në kufirin rus.
Para pushtimit rus, ishte e qartë se Putini donte të gjithë Ukrainën lindore. Por një muaj pas pushtimit, Rusia tha se qëllimi i saj kryesor ishte “çlirimi i Donbasit”, duke iu referuar Ukrainës lindore, Luhanskut dhe Donetskut, ku kontrollin e kanë rusishtfolësit.
Përveç synimeve të tij ushtarake, qëllimi përfundimtar i Presidentit Putin është të sigurojë neutralitetin e Ukrainës në të ardhmen. Ukrainasit e kanë ofruar atë në këmbim të garancive të sigurisë nga aleatët, si pjesë e një plani më të gjerë paqeje të paraqitur në bisedimet në Turqi.
Pse Putini dëshiron një Ukrainë neutrale?
Që kur Ukraina fitoi pavarësinë e saj në 1991, me rënien e Bashkimit Sovjetik, ajo e ka kthyer vëmendjen e saj drejt Perëndimit – jo vetëm drejt BE-së, por edhe ndaj NATO-s.
Udhëheqësi rus u përpoq ta kthente këtë, duke e parë rënien e Bashkimit Sovjetik si një “fragmentim të Rusisë historike”, ndërsa pretendonte se rusët dhe ukrainasit janë një popull.
Qëllimi i tij kryesor ishte të pushtonte Ukrainën dhe të rrëzonte qeverinë Zelensky, duke i dhënë fund dëshirës së saj për t’u bashkuar me NATO-n. Por pushtimi rus ka ngecur me ambiciet e Putinit duke u ndalur.
Me fillimin e luftës më 24 shkurt, Putin u tha rusëve se qëllimi i tij ishte “çmilitarizimi dhe denazifikimi i Ukrainës”, për të mbrojtur njerëzit nga kërcënimet dhe gjenocidi që pësuan për tetë vjet nga Qeveria e Ukrainës. “Nuk është plani ynë për të pushtuar territorin ukrainas. Ne nuk synojmë t’i imponojmë askujt asgjë me forcë”, këmbënguli ai.
Ushtria ruse synonte të pushtonte Kievin, duke pushtuar nga Bjellorusia në veri dhe në juglindje.
A i ka ndryshuar Putini qëllimet e tij?
Rusia tha pas bisedimeve të djeshme se do të reduktonte operacionet e saj ushtarake rreth Kievit dhe qytetit të Chernihiv. Por lufta vazhdon në lindje dhe jug, ku forcat ruse po përpiqen të ndërtojnë një korridor tokësor përgjatë bregdetit jugor, në lindje të Krimesë deri në kufirin rus.
Për Rusinë, qëllimi i saj kryesor ishte “çlirimi i Donbass”, në përgjithësi duke iu referuar rajoneve lindore të Ukrainës, Luhanskut dhe Donetsk.
Cili do të jetë statusi neutral i Ukrainës?
Përveç synimeve të tij ushtarake, Presidenti Putin tani kërkon të sigurojë neutralitetin e ardhshëm të Ukrainës. Ukraina ka propozuar një regjim neutraliteti në këmbim të garancive të sigurisë – Polonia, Izraeli, Turqia dhe Kanadaja mund të jenë ndër garantuesit e sigurisë.
Neutraliteti do të thotë se vendi nuk do të bashkohet me aleancat ushtarake ose nuk do të presë baza të huaja ushtarake, thanë negociatorët ukrainas.
Çfarë do të ndodhë me Krimenë?
Bazuar në propozimet e Ukrainës, do të ketë një periudhë tjetër 15-vjeçare konsultimesh për statusin e Krimesë së aneksuar dhe ato do të jenë të vlefshme vetëm nëse ka një armëpushim të plotë, thanë negociatorët dje gazetarëve në Stamboll.