Rrjeti publikoi pamje prekëse të një polici ukrainas duke i dhënë lamtumirën djalit të tij në Irpen. Fëmija dërgohet në një vend të sigurt.
Videoja është publikuar nga Reuters.
“Putin, ukrainasit nuk do ta harrojnë kurrë këtë dhe nuk do t’jua falin!”, – thuhet në diçiturën që shoqëron videon.
Banorët e qytetit të Irpenit janë pa drita, pa ujë dhe ngrohje, pushtuesit i kanë ndaluar qytetarët të dalin nga shtëpia. Në Irpen, si dhe në Bucha, Gostomel, Vorzel pranë Kievit, luftimet e ashpra vazhdojnë për një kohë të gjatë. Evakuimi i popullsisë nga Irpen në Kiev është duke u zhvilluar dhe 3000 civilë tashmë janë evakuuar./TetovaNews