Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ka bërë me dije se një gjeneral i lartë rus, Vitaly Gerasimov, është vrarë në një betejë pranë Kharkivit.
Njoftimi doli të hënën, shumë shkurt, por nuk ofroi prova konkrete mbi pretendimin e Kievit.
Po ashtu, të martën e 8 marsit, mediat ruse kanë publikuar shifra të të vrarëve në Ukrainë, por nuk kanë bërë me dije nëse gjenerali është një ndër ta apo jo. Aq më pak, që të ketë përgënjeshtruar lajmin e dhënë nga Kievi.
Gerasimov është identifikuar si një komandant ushtarak rus, në gradën gjeneralmajor, shef shtabi dhe zëvendëskomandanti i parë i repartit 41 në Ushtrinë ruse.
Sipas të dhënave zyrtare, Gerasimov ka marrë pjesë në disa fushata shumë me rëndësi për Moskën, si ajo në Çeçeni dhe ajo në Siri.
Ai, madje, ka qenë ndër figurat kryesore të këtyre dy betejave.
Gjithsesi, ai nuk është i vetmi ushtarak rus i këtij rangu, i cili eliminohet apo plagoset në luftë.
Pavarësisht se Kremlini nuk ka pranuar humbje ndër rangjet e larta, në media qarkullojnë shumë artikuj mbi vrasjen e gjeneralëve rusë në luftën e dy javëve të fundit.
Profili i Gerasimov
“Në shkurtin e 2013, në revistën e përjavshme Voenno Promyshlennyj Kur’er, e specializuar në gjeopolitikë dhe mbrojtje, i botua një artikull me titullin Cennost’ nauki v predvidenii, që në shqip përkthehet si “Vlera e shkencës në parashikim”. Ai që e firmoste ishte Valerij Visilieviç Gerasimov, kreu i Shtabit të Përgjithshëm të forcave të armatosura ruse, posti më i lartë në aspektin ushtarak.
Në momentin e botimit të tij, artikulli praktikisht u injorua. Për një prej atyre qarqeve të shkurtëra të çuditshme që karakterizojnë zanatin tim, një vit më pas, në vijim të operacione ruse në Ukrainë, kontributi i Gerasimovit kërceu papritmas në nderimet e kronikave, duke u bërë objekt studimi i analistëve të gjysmës së botës, të cilët filluan t’i japin një vlerë profetike. Sikur ushtaraku me gradë të lartë, 12 muaj më parë, kishte parashikuar se çfarë do të ndodhte midis Moskës dhe Kievit. Si numri një i forcave të armatosura ruse, gjenerali u përshkrua nga disa si një parashikues vizionar.
Figura e tij u mitizua në këtë pikë sa që në të gjithë mjedisin gjeopolitik dhe të mbrojtjes filluan të flasin për të ashtuquajturën “doktrinë Gerasimov”, emër që i ka mbetur në kurriz, pavarësisht lumenjve të bojës të harxhuar për ta rivendosur personalitetin dhe veprën në perspektivën e duhur. Babai i këtij përkufizimi ka qenë Mark Galeotti, një studiues i dorës së parë dhe një pikë referimi e domosdoshme për këdo që dëshiron të kuptojë me themel Bashkimin Sovjetik më parë dhe Rusinë më pas. E ka përdorur këtë shprehje në një ndërhyrje të postuar në blogun e tij në 2014, për të përkufizuar luftën e re jolineare ruse.
Ndoshta e ka bërë paksa naivisht, pa parashikuar se duke pasur parasysh kompetencën e tij të padiskutuehsme në fushë përkufizimi i tij do të interpretohej si paradigmatike nga studiuesit e gjysmës së botës. Vetë Galeotti kërkoi që ta riparojë naivitetin e tij me një artikull të botuar në Foreign Policy, në të cilin ka shpjeguar se shprehja “doktrinë Gerasimov” ishte përdorur për t’i dhënë një përkufizim një tërësie ideshë jashtëzakonisht komplekse dhe për ta bërë kështu me të kuptueshme dhe intriguese për lexuesit e tij.
Domethënë “doktrina Gerasimov” nuk ekziston, edhe pse praktikisht i gjithë mjedisi akademik vazhdon që ta quajë kështu. Motivi qëndron në faktin që shkrimet e gjeneralit janë një pikë referimi themelore për të kuptuar strategjinë luftarake ruse, pasi nuk është e sigurtë se ka qenë i pari që ka folur. Por, mbi të gjitha, kur ka botuar artikullin e tij në 2013, Gerasimov nuk kishte parashikuar absolutisht asgjë, as kishte mundur ta bënte.
Ja vlen barra qiranë të ndalesh shkurtimisht mbi këtë figurë. Vitlindja 1955, me origjinë nga Kazani, Valerij Vasilieviç Gerasimov është ai që mund të quhet një ushtar i zoti dhe i ndershëm, i prirur që të mbrojë vendin e tij. Pasi pak herë është parë pa uniformë ushtarake, askush nuk e ka parë ndonjëherë të qeshë. Si shumë të gjeneratës së tij, e ka parë Bashkimin Sovjetik të shpërbëhet dhe kuadrin gjeopolitik të ndryshojë rrënjësisht në harkun e pak viteve. Si ushtarak i njërit prej dy vendeve më të fuqishëm të botës, ishte rigjetur të ishte ushtarak në një vend që kërkonte vendin e tij në botë.
Ka pasur ngjarje ndërkombëtare për ish sovjetikët, sidomos për ata që tek ai sistem besonin, që kanë përfaqëuar jo vetëm një pikë moskthimi në raportet me Perëndimin, por thuajse edhe një traumë psikologjike, një motiv hakmarrjeje. I pari nga renditja kohore është me siguri shpërbërja e Jugosllavisë, aq sa për disa analistë ata që përqafojnë pikëpamjen ruse mendoj se nënvizoj mund të vendoset një paralelizëm midis strategjisë së përdorur nga Moska për të arritur tek aneksimi i Krimesë dhe planit të Shteteve të Bashkuara për ta bërë Kosovën e pavarur. Plan që skematikisht mund të përmblidhet kështu: të vendosë të lançojë një operacion ushtarak, të gjejë një pretekst të përshtatshëm, më mirë nëse mbështetet nga një parim humanitar (për shembull shmangien shfarosjen e civilëve) dhe më pas të veprojë ushtarakisht në mënyrë që të favorizojë një ndryshim regjimi.
Në 2004, aneksimi në Bashkimin Europian i republikave balltike (Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë) u përjetua nga Rusia si diçka e mesme midis një shuplake dhe një provokimi, aq më shumë që pikërisht këtë vende shpesh janë ata që kërkojnë të avancojnë linjën më të ashpër kundrejt Moskës. Pastaj, në vite Kremlini ka ndjekur dhe pak ka pëlqyer operacionet ushtarake amerikane në Afganistan e në Irak.
Dhe në rastin e parë, kur teksti është mbyllur, po kërkonte që të rifitonte disa pozicione të humbura pas disfatës së pësuar nga Ushtria e Kuqe në 1989, anipse me të gjitha maturitë e rastit, duke qenë se plaga djeg akoma dhe jo pak tek veteranët e shumtë të mbetur të gjallë. Më 9 nëntor 2012, Gerasimov u thirr nga presidenti Putin por rolin më të rëndësishëm që mund të shpresojë një ushtarak të mbulojë në Rusi.
Nderi më i madh që mund t’i ndodhë një njeriu si ai. Një tituj që kujton salltanetin e Perandorisë Cariste dhe lavdinë e Bashkimit Sovjetik, që mund të gëzojë mbi 1.2 milion ushtarë. Por e vërteta është pas kësaj fasade madhështie dhe fuqie Gerasimov trashëgonte komandën në një moment krize të madhe dhe pak të shkëlqyer për forcat e armatosura ruse. Një prej detyrave kryesore të shefit të Shtabit të Përgjithshëm është ai i formulimit të doktrinës së ardhshme të luftës së vendit. Atij i takoi t’i rijapë vernikun formacioneve ushtarake me histori të lavdishme. Dhe është kjo ajo që bëri. Në artikullin botuar në 2013 ndodhen disa kalime kyçe për të kuptuar filozofinë e re të luftës ruse.
“Në shekullin e XXI kemi parë një tendencë drejt shpalosjes së kufijve midis gjendjeve të luftës dhe paqes. Luftërat nuk deklarohen më dhe, me të filluar, procedojnë sipas modelesh që janë ende të panjohura. Përvoja e konflikteve ushtarake, përfshi ato të lidhura me të ashtuquajturat revolucione me ngjyra të Afrikës Veriore dhe Lindjes së Mesme, konfirmon se një shtet i lulëzuar, ne harkun e muajve apo deri edhe ditëve, mund të transformohet në një arenë konfliktesh të armatosura mizore, të bëhet viktimë e një ndërhyrjeje të huaj dhe të zhytet në një rrjet kaosi, katastrofash humanitare dhe lufte civile. Sigurisht, do të ishte më e lehtë për të gjithë të thuhej se ngjarjet e pranverave arabe nuk janë lufta dhe se kështu nuk ka mësime për ne ushtarakët për të mësuar. Por ndoshta është e vërtetë e kundërta, domethënë se pikërisht këtë ngjarje janë tipike të luftës në shekullin e XXI.
Në terma të entitetit të viktimave dhe të shkatërrimit, pasojat katastrofike sociale, ekonomike dhe politike, këtë konflikte të llojit të ri janë të krahasueshme me pasojat e një lufte të vërtetë. Të njëjtat rregulla të luftës kanë ndryshuar. Roli i mjeteve joushtarake për arritjen e objektivave politike dhe strategjike është rritur dhe, në shumë rasze, e ka tejkaluar fuqinë e armëve në efikasitetin e tyre. Fokusi i metodave të zbatuara në një konflikt ka evoluar në drejtimin e një përdorimi të gjerë instrumentash politikë, ekonomike, informativë, humanitarë dhe masa të tjera joushtarake, të zbatuara në koordinim me protestën potenciale të popullsisë”.
Me pak rreshta, shikojmë të përmbledhura nga gjenerali Gerasimov shumë prej gjërave për të cilat kemi folur në faqet e mëparshme, duke ënënvizuar edhe se në dokumenton e brendshme, ashtu si në shkrime të tjera të tij, oficeri i lartë nuk e përdor kurrë shprehjen “luftë hibride” në demonstrim të mëtejshëm të asaj sesa përdorimi i saj i referouar sferës ruse nuk është korrekt. Gerasimov e nis ndërhyrjen e tij duke folur për pranverat arabe dhe sesi këto përfaqësojnë thuajse një paradigmë të mënyrës së re të të bërit luftë.
Lexuesit mund t’i duket sikur rusët janë të obsesionuar nga argumenti. Mund të them se nuk lodhem t’i kuptoj, por bëhet fjalë “thjesht” për mënyrën e tyre e të shikuarit sesi ka evoluar bota. Vend që në Rusi, duke filluar nga gjuha e mrekullueshme tyre, deri sa të arrijë në mënyrën e tyre e të menduarit, se thjesht nuk ekziston asgjë. Në artikullin e 2013 ka të paktën dy aspekte që na interesojnë. I pari është taktik dhe ka të bëjë me përdorimin gjithnjë e më të zgjeruar të operacioneve asimetrike në gjendje që të eliminojnë avantazhin e armikut në planin e armatosur. Midis këtyre, gjenerali citon përdorimin e forcave speciale apo të opozitës së brendshme, pse jo edhe të operacioneve të informacionit. Kjo e fundit është për t’u kuptuar në dy mënyra: komunikim i brendshëm ndaj bërthamave ushtarake, por divulgim lajmesh.
[…]
Sipas Nicoli Cristadoro, që Gerasimov dhe teorive të tij i ka kushtuar një libër shumë interesant dhe të plotë, gjenerali deri ka ndihmuar tejkalimin e konceptit të “luftës asimetrike”, pasi strategjia e “hirtë” apo “jolineare” përdoret në mënyrë gjithnjë e më sistematike dhe e strukturuar. Ndryshojnë edhe forcat në fushë. Jo më vetëm ushtarë të “zakonshëm”, por edhe forca speciale, kozakë, mercenarë, paraushtarakë të huaj, OJF, natyrisht në borderonë e qeverisë ruse, hackers dhe cyber warriors.
Pikërisht me këto dy kategori do të merremi në kapitujt e ardhshëm. Ndërkohë, mund të paraprijmë se infowar, aspekti që i intereson më shumë këtij libri, është edhe ai mbi të cilin rusët kanë investuar më shumë, pasi i aplikohet jo vetëm teknologjisë më pararojë, por edhe komunikimit strategjik, luftës psikologjike dhe manipulimit të opinionit publik. Edhe këtu nuk ka sesi të mos vërejmë një lidhje me të kaluarën që kthehet.
Qoftë nëse quhet infowar apo nëse quhet maskirovka, le të themi se rusët me artet e mohimit dhe të mashtrimit kanë një raport të privilegjuar. Në mënyrë të veçantë, infowar ka dy objektiva. Nga njëra anë dëshirohet të kufizohet liria e informacionit të brendshëm dhe kush ndjek ngjarjet ruse e di sa probleme ka në temën e lirisë së shtypit. Shërben për të shmangur që në territorin kombëtar të mund të verifikohen, më mirë të nxitura nga Perëndimi, revolta si ato të revolucioneve me ngjyra apo të të ashtuquajturave pranvera arabe.
Por ka edhe një funksion ofensiv, që konsiston në influencimin e mjediseve ekonomike, politike, pse jo edhe të opinionit publik në avantazh të interesave ruse. Objektivat kryesore janë vendet që i perceptojnë si më armiqësorë, ndaj të cilave mund t’u akuzohen akte sabotazhi, diversioni, diszinformimi, terrorizmi informatik, manipulimi dhe frikësimi.
Një luftë ku fushat e betejës kryesore bëhen rrjeti dhe psikika humane dhe, duke parë histeritë kolektive shpesh të provokuara nga rrjedhjet e lajmeve që pastaj rezultojnë false dhe nga llogari sociale të interesuara për gjithçka, por jo të japin informacion, mund të themi se Gerasimov dhe ata që e kanë frymëzuar e ndihmuar kanë krijuar një përbindësh, i destinuar të na shoqërojë për shumë kohë. Gjithçka prej një nevoje për të garantuar sigurinë e saj të brendshme, në kurriz të të gjithë të tjerave, rrënjët e së cilës janë për t’u kërkuar në ashpërsimin e sindromës së rrethimit, frut i një historie të trazuar, e ushqyer nga një nacionalizëm i fortë dhe, në në farë mënyre, edhe nga miltarizimi i forcave të tyre të armatosura.
Është fakt se e ashtuquajtura “doktrinë Gerasimov” duhet të na bashkëjetojë dhe kuptohet sesi funksionon. Deri në këtë moment jemi marrë sidomos me kontekstin historik dhe të shkencës ushtarake. Nga kapitujt e ardhshëm do të shikojmë se cilët janë ushtarët e rinj dhe ushtritë e reja të kësaj lufte të “hirtë”.
(nga libri i Marta Ottaviani, “Brigate Russe, La guerra oculta del Cremlini tra troll e hacker”)
Përgatiti për TemA: Armin Tirana