Mbikëqyrësi shtetëror i medias ruse, Roskomnadzor, ka bërë me dije se platforma Instagram do të bllokohet për shkak të nxitjes kundër ushtarëve rusë.
Lajmi vjen pasi kompania mëmë, Meta, ka njoftuar më herët se do t’i lejonte përdoruesit në disa vende të drejtonin thirrje kundër presidentit rus Vladimir Putin dhe ushtarëve rusë.
Kjo lëvizje e kompanisë u sqarua që do të ishte e përkohshme dhe se shkelte rregullat e brendshme të politikës së kompanisë kundër gjuhës së urrejtjes.
Nga ana tjetër, Meta specifikoi se nuk do t’i lejonte thirrjet kundër civilëve rusë.
Në përgjigje të ndryshimit të politikës së Meta-s, Rusia u drejtoi thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës të ndalojnë “aktivitetet ekstremiste” të gjigantit të mediave sociale.