Ballina Aktualitet Bugajski e quan cinik deklaratën e Lajçak: Ukraina po digjet ti flet...

Bugajski e quan cinik deklaratën e Lajçak: Ukraina po digjet ti flet për targa, Kosova të anëtarësohet në NATO

Anëtari i lartë në Qendrën për Analiza të Politikave Evropiane (CEPA), Janusz Bugajski, ka reaguar ndaj deklaratës së fundit të përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në lidhje me zgjidhjen e problemit për targat mes Kosovës e Serbisë, duke e quajtur atë si shaka.

Për Bugajskin, Kosova dhe Bosnja e Hercegovina duhet të anëtarësohen në NATO.

“Kjo duhet të jetë një shaka. Ukraina po digjet, regjimet ruse dhe serbe po destabilizojnë Evropën dhe BE-ja po negocion targat? Është koha që Kosova dhe Bosnja të hyjnë në NATO”, ka shkruar Bugajski në rrjetin e tij social në Twitter.

Diplomati sllovak të premten e 11 marsit ka njoftuar se në Bruksel është zhvilluar takimi i gjashtë i grupeve punuese të Kosovës dhe Serbisë për targat e automjeteve.

“Ekspertët e BE-së ndihmuan të dy delegacionet në identifikimin e të gjitha opsioneve ekzistuese dhe implikimet e tyre teknike. Tani është koha për t’u angazhuar në gjetjen e bazës së përbashkët”, kishte shkruar Lajçak në rrjetin e tij social në Twitter.

Artikulli paraprakRusët afër Kievit, bombardime në periferi. Hidhet në erë magazina e ushqimeve
Artikulli tjetërIsh-zyrtarja e NATO-s: Rusia nuk do të ketë sukses në Kiev