Ballina Bota Sulmi i Rusisë në Ukrainë, Blinken: Europa të heqë dorë nga varësia...

Sulmi i Rusisë në Ukrainë, Blinken: Europa të heqë dorë nga varësia e energjisë ruse

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken i ka bërë thirrje vendeve europiane që të heqin dorë nga energjia ruse, ndërsa vazhdon lufta në Ukrainë, shkruan CNN

Në një konferencë për shtyp me kryeministren e Estonisë Kaja Kallas, Blinken tha se Europa duhet të heqë dorë nga energjia ruse, sepse Rusia e përdor atë si armë. Kallas bëri thirrje që të përjashtojë plotësisht Rusinë dhe Bjellorusinë SWIFT dhe të kufizojë aksesin e saj në kriptovalutat.

Vendet duhet të fokusohen në “izolimin e plotë” të Rusisë nga bota e lirë. Situata e përkeqësuar “kërkon ndryshime të shpejta në sigurinë evruopiane”, theksoi ajo, duke shtuar se bota duhet të përgatitet për më të keqen.

“Prandaj, dhuna e Putinit duhet të jetë në korrelacion me sanksionet e mëtejshme, tha Kallas.

Ajo falënderoi Blinken për punën e Shteteve të Bashkuara në ndërtimin e unitetit brenda aleatëve të NATO-s, duke shtuar se ajo kishte kërkuar për një “mbrojtje të përhershme dhe kuptimplote të NATO-s në rajonin Baltik”.

Pavarësisht situatës së zymtë në terren, NATO nuk është e gatshme të përfshihet drejtpërdrejt në konflikt – duke përfshirë krijimin e një zone të ndalim-fluturimit./abcnews.al