Japonia u godit nga dy tërmete të fuqishme mbrëmjen e së mërkurës në të njëjtën zonë ku 11 vite më parë u regjistrua tërmeti me magnitudë 9 rihter në brigjet e Fukushimës.
Tërmeti i parë këtë të mërkurë ishte me magnitudë 6,4 i shkallës rihter, ndërsa vetëm pas 2 minutash, toka u trodh sërish dhe këtë herë edhe më fuqishëm teksa u regjistrua një tjetër tërmet me magnitudë 7,3.
Autoritetet kanë lëshuar një alarm për cunam, ndërsa në internet janë shpërndarë me shpejtësi edhe pamje nga momenti i tërmetit.
VIDEO:
https://youtu.be/a98t2DiLyk4
VIDEO:
https://youtu.be/Xg7P2yOuvxg
VIDEO:
https://youtu.be/RTVhIYxr5Sk