Një tjetër sulm rus në Ukrainë. Një zjarr i madh ka shpërthyer në një qendër kërkimore shkencore në Ukrainë, duke shkaktuar frikë nga ekspozimi ndaj rrezatimit të substancave radioaktive.
Mirror raporton se rusët kanë pasur në shënjestër Institutin e Fizikës dhe Teknologjisë në qytetin e Kharkiv.
Video nga vendi i ngjarjes tregon flakët e mëdha. Mësohet se bombardimi rus ndodhi rreth orës 20:20 me orën lokale, sipas dëshmitarëve.
Qendra e Ukrainës për Komunikimet Strategjike dhe Sigurinë e Informacionit postoi në Twitter: “Në Kharkiv, dëshmitarët okularë raportojnë një zjarr në ndërtesën e Institutit të Fizikës dhe Teknologjisë në Kharkiv.
Ndërtesa përmban pajisje të cilat nëse dëmtohen mund të çojnë në ndotje radioaktive të mjedisit”.
https://youtu.be/CygX42vFIzQ