Të dhënat personale e 120 mijë ushtarëve të Federatës Ruse që luftojnë në Ukrainë kanë “rrjedhur” të martën e 1 marsit.
Qendra për Strategjitë e Mbrojtjes (DSP) mori emrat e 120 mijë ushtarëve rusë që luftonin në Ukrainë.
Lista u zbulua më pas nga OSHC “Ukrainska Pravda” (E Vërteta Ukrainase), një nga mediat më me rëndësi në shtetin lindor.
Në listë mund të gjenden emri i ushtarit, numri i personelit dhe vendi i shërbimit të ushtrisë ruse.
Vihet re se DSP-ja mori të dhëna nga burime të besueshme.
Më herët, në duart e punonjësve të Shërbimit ukrainas të Sigurisë (SBU) do të përfundonin dokumente sekrete të ushtrisë ruse.
Këta të fundit, u bombarduan nga forcat e sigurisë ukrainase pranë Gostomel-it, provincë e Kiev-it.
Shërbimi për shtyp i SBU-së raportoi se shërbimi special dhe forcat e armatosura morën të dhëna personale për pushtuesit rusë.
Ndër të tjera ata u pajisën me fjalëkalime sekrete dhe shifra të përdorura nga Federata Ruse.