“Ukraina nuk do t’i përkulet kurrë ultimatumeve nga Rusia dhe qytete të tilla si Kievi, Mariupoli apo Kharkiv nuk do të pranojnë pushtimin rus”.
Kjo ka qenë deklarata e presidenti ukrainas Voldymyr Zelensky për mediat.
“Ne kemi një ultimatum me pika në të – ‘ndiqe atë dhe pastaj do t’i japim fund luftës’. Ukraina nuk mund ta përmbushë ultimatumin”, theksoi Zelensky në një intervistë të publikuar nga kompania e transmetimit publik ukrainas “Suspilne”, cituar nga agjencia e lajmeve ndërkombëtare “Reuters”.
Rusia i kishte caktuar Ukrainës një afat të fundit të mëngjesit të sotëm për t’u dorëzuar në qytetin port të rrethuar të Mariupol-it, duke thënë se civilëve dhe luftëtarëve do t’u jepet një kalim i sigurt nga qyteti për sa kohë që ata të dorëzojnë armët.
Por Ukraina e injoroi atë ultimatum, duke thënë se dorëzimi nuk ishte një opsion.
Kujtojmë që kjo është dita e 26-të e luftimeve mes Rusisë dhe Ukrainës. Kjo e fundit ka bërë një rezistencë të lartë kundër trupave dhe bombardimeve ruse.
Sipas OKB-së, mbi 10 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina dhe numri i ushtarëve rusë të vrarë nuk dihet ende – mendohet mbi 13 mijë.
Ndërsa nga shifrat vendase, rreth 2 mijë e 500 civilë mendohet se janë vrarë vetëm në Mariupol nga bombardimet ruse – mes tyre edhe fëmijë.
Ndërsa OKB-ja ka raportuar të paktën 816 njerëz të vrarë dhe 1 mijë e 333 të plagosur që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.