Rusia ka filluar aksionin e saj ushtarak për të marrë në kontroll lindjen e Ukrainës, tha presidenti i vendit Volodymyr Zelensky, sipas The Guardian.
“Tani mund të themi se trupat ruse kanë filluar betejën për Donbasin, për të cilën ata janë përgatitur për një kohë të gjatë, një pjesë e konsiderueshme e të gjithë ushtrisë ruse tani është e përqendruar në këtë ofensivë”.
“Pavarësisht se sa ushtarë janë pozicionuar atje, ne do të mbrohemi. Ne do të luftojmë deri në fund. Ne nuk do të heqim dorë.”
Vladimir Putin ka shprehur synimin e tij për të pushtuar Donbasin, qendër industriale në lindje të vendit tashmë pjesërisht të kontrolluar nga separatistët pro-rusë.
/abcnews.al