Ballina Bota Franca dëbon 35 diplomatë rusë

Franca dëbon 35 diplomatë rusë

Bashkimi Europian pritet të miratojë një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë. Kështu deklaroi ministri francez i çështjeve europiane, Clement Beaune, në një intervistë për RFI, duke shtuar se Brukseli duhet të veprojë sa më shpejt  dhe të ndalojë importet e qymyrit dhe gazit nga Moska, sipas la repubblica.

Ndërkohë, Le Figaro zbulon se Franca do të dëbojë 35 diplomatë rusë “veprimtaritë e të cilëve janë në kundërshtim me interesat e tyre”. Gazeta citon një burim pranë Ministrisë së Jashtme franceze dhe shpjegon se veprimi i ndërmarrë është pjesë e një qasjeje europiane”.

Në një deklaratë, ministria francize tha se është përgjegjësia e vendit të garantojë sigurinë e francezëve dhe europianëve./abcnews.al