Për këtë vit, qeveria gjermane dëshiron të rrisë ndihmën ushtarake për vendet partnere në 2 miliardë euro. Shumica e këtyre fondeve do të përdoren për Ukrainën. Lajmi bëhet i ditur nga Dpa që citon një zëdhënës të qeverisë. Më konkretisht, 400 milionë euro do të ndahen vetëm për Fondacionin Evropian të Paqes, që blen armë për Ukrainën.
Shpenzimet e tjera, raporton Spiegel, do të drejtohen gjithashtu drejt Kievit. Në total, më shumë se një miliard euro do të jetë të dedikuara vetëm për Ukrainën.
Fondet janë pjesë e të ashtuquajturës “Iniciativa përtëritëse” që Gjermania ka nisur që nga viti 2016 për të mbështetur vendet e treta në zonat e krizës, duke i ndihmuar ato të përmirësojnë sigurinë e tyre ushtarake, policore dhe të reagimit emergjent.
Fondi nuk është pjesë e fondit special prej 100 miliardë eurosh që shkon për ushtrinë gjermane. /abcnews.al/