Qeveria japoneze do të ofrojë 100 milionë dollarë shtesë ndihmë humanitare për Ukrainën dhe vendet fqinje. Shuma totale e ndihmës humanitare ka shkuar në 200 milionë dollarë që nga miratimi i paketës së parë më 11 mars, tha ministria, sipas CNN.
“Qeveria e Japonisë do të vazhdojë të ofrojë mbështetje dhe të qëndrojë pranë popullit të Ukrainës që po përballet me vështirësi, në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar, përfshirë anëtarët e G7-ës”, thuhet në deklaratë.
Disa nga nëntë organizatat ndërkombëtare dhe japoneze që kanë dhënë fonde përfshijnë Komisionerin e Lartë të OKB-së për Refugjatët (UNHCR) dhe Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC), sipas ministrisë./abcnews.al