Ballina Bota Kancelari austriak pas takimit me Putinin: Jo një vizitë miqësore, ofensiva në...

Kancelari austriak pas takimit me Putinin: Jo një vizitë miqësore, ofensiva në lindje pritet të jetë masive

Pas takimit me presidentin Vladimir Putin, kancelari austriak Karl Nehammer u tha gazetarëve në Moskë se nuk kishte “asnjë përshtypje optimiste” për të raportuar nga biseda.

“Ofensiva [në Ukrainën lindore] me sa duket po përgatitet në një shkallë masive,” tha ai.

“Nuk ishte një vizitë miqësore, por një përballje e qartë me faktet”, shtoi ai.

Kancelari tha se Moska fajësoi Ukrainën për problematikat me korridoret humanitare që kanë si qëllim të nxjerrin civilët nga qytetet më të prekura nga luftimet.

“Ky është një formë arsyetimi që unë nuk e pranova, por theksova se duhet të jetë detyrë e ushtrisë ruse që të garantojë sigurinë e këtyre korridoreve, në mënyrë që të evakuohen civilët që po durojnë kaq shumë vuajtje gjatë kësaj lufte. ”, tha ai. /abcnews.al/