Kryeministri i Ukrainës Denys Shmyhal tha se forcat ukrainase do të luftojnë deri në fund për të mbrojtur Mariupolin.
Në një intervistë për BBC, ai deklaroi se ushtria ukrainase që ka mbetur në qytetin port në jug të vendit do të sfidojë ultimatumin e Rusisë për t’u dorëzuar.
“Qyteti nuk ka rënë”, tha Kryeministri i Ukrainës.
Më herët Rusia deklaroi se nuk do të vriste ushtarët ukrainas që do të dorëzohen.
Por forcat ukrainase duket se janë të vendosura që të luftojnë. Edhe zyrtarë të tjerë të Ukrainës kanë bërë të ditur se kanë folur me ushtarët e tyre dhe kanë thënë se do të luftojnë deri në fund. /tvklan.al