Presidenti Emmanuel Macron tha se Franca do të rrisë mbështetjen ushtarake dhe humanitare për Ukrainën gjatë një bisede telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, sipas The Guardian.
Macron përsëriti shqetësimin për bombardimet e vazhdueshme të Rusisë ndaj qyteteve ukrainase dhe situatën e vështirë në qytetin port juglindor të Ukrainës, Mariupol. Rusia nga ana tjetër ka mohuar se ka shënjestruar civilët në atë që e quan “operacion special ushtarak” në Ukrainë.
Ushtria e Ukrainës tha se forcat ruse goditën rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës të shtunën, por nuk arritën të merrnin në kontroll 3 zona të synuara, ndërsa Moska nga ana tjetër tha se sanksionet perëndimore ndaj Rusisë dhe dërgesat e armëve në Ukrainë po pengonin negociatat e paqes./abcnews.al