Ballina Bota Miliarderi rus del kundër Putinit: Lufta është çmenduri, vendi është zhytur në...

Miliarderi rus del kundër Putinit: Lufta është çmenduri, vendi është zhytur në m**

Biznesmeni rus Oleg Tinkov është shprehur kundër luftës që vendi i tij i ka shpallur Ukrainës, që prej 24 shkurtit.

Oleg e ka quajtur luftën çmenduri dhe i ka përshkruar mbështetësit e e veprimeve ushtarake të Moskës të marrë.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, Tinkov një ish-bankier miliarder, i cili është sanksionuar nga Britania th se “90% e rusëve” janë kundër luftës, shkruan The Guardian.

“Unë nuk shoh ASNJË përfitues të kësaj lufte të çmendur! Njerëz dhe ushtarë të pafajshëm po vdesin. Si mund të jetë e mirë ushtria, nëse gjithçka tjetër në vend është mut dhe e zhytur në nepotizëm dhe servilizëm?”, shkruan miliarderi rus në Instagram.

Duke iu referuar simbolit “Z” që është bërë shenjë e mbështetjes për pushtimin rus të Ukrainës, Tinkov tha:

“Sigurisht që ka budallenj që vizatojnë Z, por budallenj në çdo vend janë 10%. 90% e rusëve janë KUNDËR kësaj lufte!”

Tinkov i kërkon Perëndimit ndihmë, duke i bërë thirrje që të ndalojë maskarën e Putinit.

“Ju lutem jini më racional dhe humanitar. Ju LUTEM NDALONI MASDKARËN E Putinit.”/abcnews.al/