Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, ka biseduar me homologun e tij ukrainas Dmytro Kuleba të martën, sipas BBC.
Kjo është biseda e parë midis dy ministrave të jashtëm që nga 1 marsi, kur Kuleba i kërkoi Pekinit të shfrytëzonte marrëdhëniet e tij me Moskën për të ndaluar pushtimin rus, sipas ministrisë së jashtme të Ukrainës.
Had a call with State Councilor and Foreign Minister Wang Yi. Grateful to my Chinese counterpart for solidarity with civilian victims. We both share the conviction that ending the war against Ukraine serves common interests of peace, global food security, and international trade.
— Dmytro Kuleba (@DmytroKuleba) April 4, 2022
“Luftërat përfundojnë pas një periudhë kohe. Çelësi është të ruhet siguria në Europë dhe të vendoset një mekanizëm i balancuar, efektiv dhe i qëndrueshëm,” tha Wang, sipas ministrisë.
Kuleba tha se ishte “mirënjohës” ndaj Wang Yi për solidaritetin me viktimat civile.
Kina ka refuzuar të dënojë veprimet e Rusisë në Ukrainë ose ta cilësojë atë një “pushtim”. Por Pekini në të njëjtën kohë ka shprehur “mbështetje të palëkundur” për sovranitetin e Ukrainës, duke bërë thirrje për paqe dhe ka thënë se është e gatshme të ndihmojë në përfundimin e luftës përmes diplomacisë./abcnews.al