Ballina Bota Rusia akuzon Ukrainën se i ka sulmuar depot e naftës, pritet të...

Rusia akuzon Ukrainën se i ka sulmuar depot e naftës, pritet të rinisin bisedimet për paqen (VIDEO)

Negociatat e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës do të rinisin sërish ditën e sotme, ndërkohë që sulmet nuk kanë të ndalur.

Sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve RIA Novosti, zyrtarët rusë kanë raportuar se dy helikopterë ushtarake ukrainas kanë sulmuar depon e naftës në Belogord.

Ndonëse kjo nuk është e konfirmuar, fakti që kjo deklaratë vjen në ditën e rinisjes së paqes nuk jep shumë shpresa

Por çfarë pritet nga negociatat e paqes?

Shefi i shtabit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, i tha CNN se ai ka shumë pak optimizëm se do të ketë një zgjidhje pas negociatave diplomatike në Stamboll në fillim të kësaj jave.

https://youtu.be/fjP5T6kOj4I

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha se situata në jug dhe në rajonin e Donbasit mbetej jashtëzakonisht e vështirë dhe përsëriti se Rusia po krijonte forca pranë qytetit të rrethuar të Mariupolit.

Po ashtu në një mesazh online Zelensky njoftoi se kishte shkarkuar dy anëtarë të lartë të shërbimit të sigurisë kombëtare me arsyetimin se ishin tradhtarë./abcnews.al

https://youtu.be/-UR7CAzlSo8

Zyrtarët rusë thonë se dy helikopterë ushtarake ukrainas kanë sulmuar depon e naftës në qytetin rus më Belogord.

Guvernatori rajonal Vyacheslav Gladkov tha se zjarri në depo u shkaktua nga sulmet ajrore nga dy helikopterë ukrainas, pasi kaluan kufirin në një lartësi relativisht të ulët.

Banorët aty pranë u evakuuan ndërsa zjarrfikësit po merren me flakët, tha ai. Shpërthimi i depos në Rusi vjen dy ditë pas një shpërthimi në një ndërtesë magazinimi armësh.

Belgorod ndodhet në veri të kufirit me Ukrainën. Ukraina nuk ka marrë përgjegjësinë për asnjë nga shpërthime

Skynews ka publikuar pamje nga djegia e depos së naftës në rusi, duke cituar median ukrainase NEXTA.

Skynews thekson se video dhe informacionet nuk janë vërtetuat në mënyrë të pavarur.