Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka bërë një parashikim të errët për luftën në Ukrainë. Një burim konfirmoi për CNN se Blinken u ka thënë disa zyrtarëve evropiane se lufta mund të zgjasë deri në fund të vitit 2022.
Ai vlerësoi se konflikti që tashmë ka kushtuar jetën e mijëra civilëve, do të zgjasë edhe shumë muaj të tjerë, përcjell abcnews.al.
Sipas mediave amerikane, dy zyrtarë evropianë vlerësuan se lufta nuk do të përfundonte në një kohë të shkurtër, ndërsa dy të tjerë thanë se luftimet në Ukrainën lindore mund të vazhdojnë edhe për katër deri në gjashtë muaj.
Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit konfirmoi shqetësimet e Blinken për jetëgjatësinë e luftës në Ukrainë, por theksoi se Sekretari amerikan i Shtetit po punonte për një armëpushim.
Stafi i Biden-it është thellësisht i shqetësuar se nuk sheh një armëpushim në horizont së shpejti, dhe në të njëjtën kohë Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan tha në një konferencë shtypi më 4 prill se lufta në Ukrainë është çështje javësh. g.v/abcnews.al