Nga Stephen Collinson, CNN
Epiqendra e luftës në Ukrainë tani janë qytetet në lindje dhe jug të vendit. Por jehona e konfliktit po zgjerohet në një mënyrë të tillë që shumë pak njerëz do të mbetën të paprekur nga lufta.
Shumë luftëra, nga Lufta e Parë Botërore deri te konflikti në Irak, dukej sikur do të përfundonin shumë shpejt. Por shpesh ata nuk janë të saktë me parashikimet, dhe shkaktuar efekte të mëdha politike, ekonomike dhe humanitare.
Lufta e Rusisë kundër Ukrainës po ndjek këtë model. Pas parashikimeve në fillim, të një sulmi për të marrë në kontroll Kievin dy muaj më parë, lufta po vazhdon prej muajsh, nëse jo më gjatë.
Pasojat e një lufte që zgjat janë të mëdha dhe të rënda. Duke pasur parasysh sulmin e ashpër të presidentit rus Vladimir Putin ndaj civilëve, kjo nënkupton një numër më të madh të viktimave dhe pothuajse në mënyrë të pashmangshme më shumë mizori dhe krime lufte.
Ekziston mundësia që lufta të përhapet dhe më gjerë– si ushtarakisht ashtu edhe në eksportet e energjisë ruse, për të cilat Europa ka shumë nevojë. Sa herë që dy fuqi bërthamore aq të mëdha sa Rusia dhe SHBA-ja përfshihen edhe në një konflikt indirekt, siç është rasti duke pasur parasysh injektimin masiv të armëve nga Uashingtoni në Ukrainë, ekziston mundësia e një konfrontimi të drejtpërdrejtë.
Dhe një luftë që zgjat do të thotë më shumë pasiguri për udhëheqësit perëndimorë.
Pse lufta mund të zgjatet?
Ekziston një arsye thelbësore pse lufta do të zgjatet. Situata në Ukrainë nënkupton se asnjëra palë nuk do të ndjekë një rrugë diplomatike për t’i dhënë fund luftës.
Ukraina nuk ka besim te Putini pas pushtimit të tij të paprovokuar, i cili kishte për qëllim të shtypte pavarësinë dhe identitetin e saj kombëtar.
Heroizmi i ushtrisë së saj dhe dërgimi i armëve nga Perëndimi po rrit shpresat për fitore në Kiev.
Putin, ndërkohë, nuk ka arritur ende asnjë nga qëllimet e tij pas tërheqjes poshtëruese nga Kievi. Pavarësisht humbjeve të mëdha, gjeneralët e tij kanë synime të reja luftarake- marrjen në kontroll të të gjithë bregdetit jugor të Ukrainës, duke i ndërprerë hyrjen në Detin e Zi.
Zyrtarët paralajmëruan të mërkurën për një front të ri të mundshëm në jug-perëndim përgjatë kufirit të Moldavisë, që përfshin enklavën pro-ruse të Transnistrisë. Dhe kërcënimi i një lufte të plotë energjetike që mund të shkaktojë një recesion dhe vështirësi në Europë dhe efekte negative në SHBA.
Kjo u realizua të mërkurën kur Rusia ndërpreu furnizimin me gaz për Poloninë dhe Bullgarinë, dy anëtarë të NATO-s. që dikur ishin në orbitën e Bashkimit Sovjetik. Rezultati kryesor i një lufte më të gjatë — një që ka shfaqur tashmë disa nga mizoritë më të këqija në Europë që nga epoka naziste nënkupton se më tepër ukrainas do të vriten ose do të dëbohen nga shtëpitë e tyre.
Indikacionet se lufta do të vazhdojë me muaj do të përkeqësojë valët tronditëse ekonomike. Banka Botërore, për shembull, paralajmëroi të mërkurën se konflikti kishte shkaktuar tashmë rritjen më të lartë të çmimeve të mallrave në 50 vite. Në SHBA, kjo do të thotë fatura më të shtrenjta ushqimore.
Por sigurisht është diçka më negative për botën në zhvillim. Rritja e çmimeve të drithit në vendet e prekura nga varfëria është një çështje jetë a vdekje për miliona njerëz. Paralajmërimi i Putinit për përdorimin e armëve bërthamore është një tregues se lufta do të vazhdojë për një kohë të papërcaktuar, raporton abcnews.al.
Retorika e frikshme mund të jetë një shenjë se Rusia është në presion, sepse qëllimet për pushtimin deri më tani nuk kanë përmbushur pritshmëritë e saj. Uashingtoni dhe Moska e dinë se kjo luftë ka të bëjë shumë më tepër se Ukraina dhe mund të jetë hapi i parë i një luftë të zgjatur dhe më të gjerë gjeopolitike.
Çfarë do të thotë një luftë e zgjatur për amerikanët
Duke supozuar se Biden do të ketë sukses në qëllimin e tij kryesor për të parandaluar një konflikt të drejtpërdrejtë katastrofik midis dy superfuqive më të mëdha bërthamore, ndikimi në SHBA do të jetë kryesisht ekonomik dhe politik. Lufta do të prekë thellësisht jetën e amerikanëve dhe perspektivat politike të vetë Bidenit, jo vetëm në një vit zgjedhor por edhe në prag të garës së tij të mundshme për rizgjedhje në 2024.
Paralajmërimi i Bankës Botërore për rritjen e çmimeve të mallrave ka alarmuar Shtëpinë e Bardhë. Kjo për shkak se Rusia, tani përballë sanksioneve dërrmuese perëndimore, është një eksportues kryesor i gazit natyror, naftës dhe qymyrit. Ukraina “shporta e bukës së Europës” është një burim kryesor i grurit dhe misrit. Ndërprerja e të korrave të saj këtë vit mund të jetë një fatkeqësi.
Një valë tjetër e rritjes së çmimeve të ushqimeve në prag të zgjedhjeve afatmesme mund të dënojë kandidatët demokratë për kongres. Deri më tani, Biden po provon një strategji të dyshimtë për të fajësuar luftën për inflacionin e lartë, duke e quajtur atë “rritje e çmimeve të Putinit”, edhe pse çmimet e larta i paraprinë pushtimit.
Lufta gjithashtu mund të dëmtojë Biden përtej ndikimit të saj ekonomik. Presidenti ka bashkuar aleancën perëndimore pas një përpjekjeje për të ndëshkuar dhe izoluar Putinin. Kthesa tronditëse e ngjarjeve në Europë është një kujtesë se planet më të mira të presidentëve përmbysen gjithmonë dhe se si administrata e Bidenit ka qenë peng i ngjarjeve që nuk kanë qënë në kontrollin e tij.
Rritja e inflacionit dhe një sfond i kaosit global do të krijonin gjithashtu terren për nacionalizmin demagogjik dhe populist të Trump, ndërsa ai përgatitet për një revansh të mundshëm me Biden në vitin 2024.
/abcnews.al