Ballina Teknologji Twitter merr masa ndaj 300 zyrtarëve rusë, iu kufizon llogaritë, në listë...

Twitter merr masa ndaj 300 zyrtarëve rusë, iu kufizon llogaritë, në listë edhe Putin

Twitter ka qenë shumë i kufizuar në Rusi që nga pushtimi i Ukrainës. Së fundmi ka vendosur që të kufizojë më shumë se 300 llogari zyrtare të qeverisë ruse përfshirë atë të presidentit Vladimir Putin. Twitter thotë se nuk do të amplifikojë ose rekomandojë më llogaritë e qeverisë ruse në platformën e tij.

Llogaritë në Twitter të operuara nga qeveria ruse nuk do të “përforcohen apo rekomandohen më njerëzve në Twitter, duke përfshirë në të gjithë “Kronologjinë”, “Eksploroni”, “Kërko” apo opsione të tjera”, tha kompania në një postim.

Llogaritë janë kritikuar më parë për përhapjen e dezinformatave gjatë luftës së Ukrainës, por ndryshe nga postimet në Twitter nga mediat e lidhura me shtetin rus, ato nuk kanë qenë më parë subjekt i një moderimi specifik nga Twitter./abcnews.al